FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PBDKSH – Ndocaj del i vetëm në zgjedhje nëse nuk përfshihet në listat fituese të PD

Deputeti dhe kryetari i Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar, Eduart Ndocaj ka deklaruar se edhe pse është pjesë e opozitës forca politike që ai drejton do të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në një deklaratë për mediat, kryetari i kësaj partie Eduart Ndocaj tha se PBDKSH do të ketë kandidat në të gjitha qarqet, nëse ai nuk futet në listat fituese të PD.

“Kjo është një kosto për opozitën dhe PD, pasi ne do dalim me kandidatë në të gjitha qarqet e vendit. Ne i kemi dhënë propozimet tona dhe presim përgjigje përfundimtare. Kërkojmë që të trajtohemi si partitë e tjera parlamëentare me kryetar në listat fituese”, ka thënë Ndocaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?