FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD, amendament për Vettingun: Kuvendi të sigurojë staf

Ka nisur në Kryesinë e Kuvendit Konferenca e Kryetarëve nën drejtimin e Gramoz Ruçit. Në mbledhje do të shqyrtohet kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit të Reformës Zgjedhore.
PD do të kërkojë gjithashtu të shqyrtohet kërkesa e saj për mbajtjen e referendumit për mbetjet, si dhe të futen në rend dite amendamentet e saj për organet e Vettingut.
Ndërkohë, Kuvendi do të mblidhet ditën e nesërme në seancë plenare, e cila pritet të shqërohet me debate të forta jo vetëm për buxhetin e vitit 2017 (një ndër pikat e rendit të ditës), por edhe për ligjin e Vettingut.
Prej ditës është hapur një debat i gjerë politik në lidhje me organikën e Vettingut, ku Komisioni i Ligjeve vendosi këtë javë shkurtimin e numrit të punonjësve të këtij ligji.
PD amendament për organet e Vettingut: Kuvendi po cenon efikasitetin e punës
Partia Demokratike ka paraqitur një amendament në Kuvend për organet e Vettingut. Anëtarët e djathtë dolën kundër vendimit të Komisionit të Ligjeve për shkurtimin e numrit të punonjësve të Vettingut dhe uljen e pagave të tyre.
Në lidhje me këtë, Grupi Parlamentar i PD me kryetar Edmond Spahon i drejtohet Kuvendit me një amendament, në të cilin thuhet se ligji i siguron institucioneve të rivlerësimit personelin e nevojshëm për të përmbushur detyrat.
Për pasojë, thuhet më tej në amendament, Kuvendi është i detyruar nga ligji të sigurojë stafin e nevojshëm për organet e rivlerësimit, duke e konsideruar numrin e personelit të propozuar prej tij si numër minimal të nevojshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?