PD ”ashpërson gjuhën”, thirrje PS-së: Fund lojës me plehrat!

Nënkryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese në Kuvend, Florjon Mima, në një deklaratë për mediat nga selia blu, u shpreh se loja e PS-së për plehrat duhet të marrë fund. Duke i bërë thirrje PS-së që të mos mbajë peng dy aktet, Mima i kërkoi mazhorancës të fusë në rendin e ditës pikërisht këto dy akte.

“Lidhur me aktin që ju përmendët dhe mënyrën sesi do të tërhiqet kjo nisëm, meqënëse ende nuk jeni i qartë sesi do të tërhiqet akti, unë po ju them që ka vetëm një rrugë. Dekreti i Presidentit për pezullimin, për mosfutjen në fuqi të ligjit të mbetjeve, duhet validizuar, duhet sjellë në fuqi, dhe e vetmja rrugë për ta bërë këtë, është që ligji të bjerë, të rrëzohet me votim në Parlamentin e Republikës. Kjo nuk është shaka, ju jeni një nga iniciatorët e atij projektligji. Do të ishte nderin tuaj dhe të forcës politike që ju përfaqësoni ta sillni për votim dhe të gjithë deputetët e Parlamentit ta rrëzojnë me votën e tyre të lirë, të bindur se kështu i shërbejnë interesit publik”, tha Mima.

Mima, vuri në dukje, rrugën tjetër për të ndalur një herë e mirë importin e plehrave në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Së dyti , keni një kërkesë të opozitës, të legjislaturës së kaluar, e cila thotë se kjo cështje kaq madhore duhet ti drejtohet shqiptarëve, me anë të një referendumi . Sillni të validizuar kërkesën e opozitës për referendumin, lidhur me këtë cështje tejet të ndjeshme, dhe ta votojmë e ti hapim rrugë referendumit”, u shpreh Mima.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?