FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD cakton avokatë për të ndihmuar maturantët, Boçi: Depozitoni ankesat

Në përgjigje të qindra denoncimeve pranë Partisë Demoratike dhe kërkesave konkrete të tyre dhe familjarëve, Partia Demokratike do të japë mbështetje të plotë juridike për çdo ankesë tē depozituar. Ishte ky lajmërimi që bëri një ditë më parë përmes rrjeteve sociale, deputeti Luçiano Boçi.

Kryetari i Departamentit të Arsimit në PD shkruan se “po e ndjekim hap pas hapi zgjidhjen e padrejtësisë që i është bërë maturantëve. Cilido maturant, të cilit i nevojitet përkrahje ligjore për rastin e tij, do të gjejë pranë Partisë Demokratike ekspertët e duhur për dërgimin e çështjes në gjykatë.

“I bëjmë thirrje çdo maturanti që të paraqesë dokumentacionin përkatës pranë Partisë Demokratike, ose në portalin që është hapur për maturantët “Padrejtësia ndaj maturantëve, trego rastin tënd. Po kështu po shqyrtojmë dhe përgatisim edhe hapa të tjerë juridikë dhe kushtetues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke kuptuar kaosin dhe ankthin e kësaj situate, ju sigurojmë që vetëm përpjekja jonë e përbashkët, do të sjellë e vendosë drejtësi dhe meritokraci për maturantët. Ti zmbrapsim së bashku hajdutët e të ardhmes së rinisë,” përfundon  Boçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?