FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD diskuton kandidatët, PR dhe PAA kërkojnë nga 3 emra

Partia Demokratike po diskuton ende listën e kandidatëve për deputetë dhe diskutimet më të gjata janë me aleatët.

Republikanët thanë se do të dalin vetë në zgjedhje dhe paraqitën edhe kërkesë për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve paraditen e së premtes. Në një situatë të ngjashme janë edhe Agrarët e Agron Dukës.

Deri më tani mund të hamendësohet se kush mund të jetë në lista, kush dhe ku do t’i kryesojë ato, por asgjë zyrtare nuk ka dalë nga “Selia Blu”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që dihet është që dy nga aleatët e PD-së, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe Nard Ndoka i PDK-së do të jenë në listat e Partisë Demokratike, përkatësisht i pari në Qarkun e Tiranës dhe i dyti në atë të Shkodrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i takon republikanëve, që në zgjedhjet e vitit 2013 kanë marrë rreth 55 mijë vota, nuk përjashtohet asnjë skenar. PR është regjistruar në KQZ si subjekt më vete, por bisedimet vazhdojnë ende dhe nuk përjashtohet mundësia e një marrëveshjeje në minutë të fundit.

Bisedimet vazhdojnë dhe rreth orës 15:00 në selinë e PD-së hyri kreu i PR-së, Fatmir Mediu për t’u takuar me Lulzim Bashën. Në plan është edhe një takim mes Bashës dhe kreut të Agrarëve, Agron Duka pak më vonë.

Mësohet se si PR, ashtu edhe PAA kërkojnë tre emra në listat e Partisë Demokratike. Sa i takon vetë PD-së, tani ka një heshtje totale se kush mund të jetë dhe kush jo në listë. Ajo që është e konfirmuar është mungesa e Genc Rulit, një ndër themeluesit të kësaj partie, i cili ka deklaruar tërheqjen nga jeta politike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?