PD: Do bëjmë opozitë me përmbajtje. Nuk kemi asnjë pyetje për Ramën

Partia Demokratike ka hequr dorë nga pyetjet për programin politik të qeverisë, “Rama 2”. Në seancën e sotme të Kuvendit nuk është lejuar debati por vetëm depozitimi i pyetjeve për Kryeministrin.

Nisur nga kjo, PD thotë se nuk do bëj pyetje për ti dhënë mundësi qeverisë dhe Ramës të bëjnë propagandë.

Deklarata e PD:

Swiss Digital Desktop Reklama

Vazhdimi i seancës në orën 18.00 sipas  proçedurës së rregullores së Parlamentit  lejon vetëm depozitimin e pyetjeve me shkrim pa të drejtën e replikës apo debatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Eksperienca dhe historiku i këtyre seancave  ka treguar që, drejtimi i pyetjeve pa mundësi për debat  është keqpërdorur  për të marrë kohën e një propagande elektorale.

Koha e përgjigjeve asnjëherë  nuk i ka shërbyer qartësimit programor për qytetarët, por ka favorizuar reklamën e propagandën e kryeministrit.

Partia Demokratike do të bëjë opozitë të vërtetë dhe përmbajtësore.  Partia Demokratike nuk do t’i japë asnjë  shans kësaj maxhorance të keqpërdorë  kohën  në favor të publiciteteve varfëruese për shqiptarët.

Për rrjedhojë vendimi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, është të mos drejtojë pyetje që i japin mundësi propagandës qeveritare.

Pyetjet dhe çështjet që shqetësojnë qytetarët do të ngrihen gjatë seancës së debatit ku secili deputet do të ketë mundësinë të mbrojë gjatë fjalës së tij qëndrimet dhe argumentet në favor të qytetarëve.                    ​

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?