“PD do të digjte Kavajën në 23 minuta prandaj u tërhoqëm”, flet kryetari i PS-së

Kreu i PS-së në Kavajë, Gentian Daja reagoi pas vendimit të Edi Ramës për të tërhequr kandidatin nga gara për zgjedhjet në Kavajë.

Sipas tij PS-ja u tërhoq, sepse Basha kishte ndërmend ta digjte kavajën për 23 minuta.

STATUSI

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç thotë edhe populli “Budallait hapi rrugë”

Swiss Digital Mobile Reklama

Që çadra ishte bërë si stadium ku haeshin fara dhe kikirikë këtë e dinim. Po nga dje u bë edhe një cirk qesharak teksa festonin një festë inekzistente.

Edi Rama dhe Ps nuk lejoi që Kavaja të bëhej mish për top dhe për këtë festën duhet ta bëjmë ne, që kemi fituar, fitojmë dhe do fitojmë sa herë të duan të konkurojnë në këtë qytet.

Personalisht jam koshient se ky vendim, për tërheqje, i jep mundësinë çdo qytetari të kuptojë se për ne qyteti vlen më shumë se një karrige, paqja vlen më shumë se lufta, miqësia vlen më shumë se armiqësia, toleranca vlen më shumë se provokimet Made in Sali Berisha dhe së fundi stabiliteti në Kavajë vlen më shumë se destabiliteti që do bënte Lulin të fërkonte barkun nga kënaqësia.

Fushatë model do bëjmë sërisht, fitore spektakolare do korrim, diferencë më të madhe se 2015 ka për të parë Luli dhe baba i Lulit nga Kavaja.

E la mbrapa qytetin 23 vjet dhe donte ta digjte për 23 minuta, po s’ka më, Kavaja do ecë vetëm para.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?