FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD, edhe sot në protestë

Partia Demokratike ka vazhduar edhe ditën e sotme protestat për të kërkuar dorëheqjen e kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

Në fjalën e tij, para protestuesve deputeti i PD­-së Luçiano Boçi kërkoi që Meta t'i dorëzohet drejtësisë njëlloj si gjithë qytetarët e thjeshtë.

“Sot të gjithë shqiptaret shohin që varfëria dhe mjerimi është ulur këmbëkryq. Këta janë ulur këmbëkryq dhe bëjnë hesape makabre me jetë njerëzish. Kjo qeverisje kriminale i ka ofruar shqiptareve këtë mënyrë qeverisje që duhet realizuar. Këtë protestë do ta vazhdojmë se duam që Ilir Meta të dorëzohet para drejtësisë si gjithë qytetaret. Ne nuk mund të pranojmë një demokraci pa moral dhe dinjitet. Nuk duam t'u japim fëmijëve tanë një të ardhme të mbushur me krim.”­ u shpreh Boçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej disa ditësh opozita vazhdon të protestojë para Kryesisë së Kuvendit nën moton ‘Meta ik” dhe kërkon që kreu i Kuvendit, Ilir Meta të japë dorëheqjen dhe të hetohet si gjithë personat e tjerë pas akuzave nga deputeti Tom Doshi për tentativë vrasje. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?