FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD fiton bashkinë e Kavajës, Basha: Nga ky qytet nis ringritja e Shqipërisë

Kryetari i vetëngrirë i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për fitoren e kandidatit të djathtë në Bashkinë e Kavajës Isa Sakja në një postim në ‘Facebook’. Basha shkruan se nga Kavaja e heroike e qëndresës, përballjes dhe fitores do të nisë ringritja e Shqipërisë.

Postimi i Bashës:

‘Lajm i mrekullueshem nga Kryeqyteti i Lirisë dhe Demokracisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Isa Sakja u zgjodh Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës!

Swiss Digital Mobile Reklama

Urimet e mija më të përzemërta qytetarëve të Kavajës për këtë ngadhnjim mbi krimin, korrupsionin dhe terrorin e bandave!

Mirenjohje të thellë demokratëve të Kavajës dhe Kryetarit Sakja për këtë fitore ogurbardhë!

Nga Kavaja heroike e qëndresës, përballjes dhe fitores do të nisë ringritja e Shqipërisë.

Zoti e bekofte Kavajën e Lirisë dhe Demokracisë!’

Kujtojmë se, kandidati i PD, Isa Sakja ka fituar me 28 vota me shumë se kandidati i PS, Dorjan Murati.

REZULTATET PËR BASHKINË KAVAJË

PS- Dorjan Murati (11127 vota)

PD- Isa Sakja ( 11155 vota)

LSI- Maksim Kona ( 1960 vota)

Vota të pavlefshme: 698

Kavaja votoi të dielën për përfaqësuesit e rinj në parlament si dhe për kryetarin e ri të Bashkisë. Kujtojmë se deri pak muaj më parë Bashkia drejtohej nga Elvis Rroshi, i shkarkuar nga detyra për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?