PD i jep tre vota Gramoz Ruçit. LSI qëndron në sallë, por nuk voton

Demokratët u betuan se nuk do të lejonin që Gramoz Ruçi të zgjidhej kryetar i Kuvendit. Por sot, në seancë, jo vetëm nuk e ndaluan, por edhe dhanë votat që Ruçi të zgjidhej në krye të legjislativit.

Ruci mori vota 80 pro, 40 kundër dhe asnjë abstenim. 19 deputetë nuk morën pjesë në votim. Një fletë votimi ishte e pavlefshme. Deputët e LSI qëndruan në sallë, por nuk votuan. LSI ka zgjedhur këtë mënyrë për të mos votuar pro kandidaturës së Gramoz Ruçit.

Por ajo që ra në sy në këtë votim është rrjedhja e votave nga PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia Socialiste ka 74 mandate deputetësh, ndërkohë Ruci mori 80 vota. Deputeti i PS, Erion Braçe mungonte në seancë, kështu që votat e PS sot ishin 73. 3 votat të deputetëve të PDIU ishin deklaruar pro kandidaturës së tij. Po ashtu, edhe Tom Doshi mund të ketë votuar pro Ruçit. Në total shkojë 78 vota. Ndërkohë që Ruçi mori 80 vota dhe të paktën tre votat e tjera për të  kanë ardhur vetëm nga Partia Demokratike. Sepse dy vota ishin pro dhe njëra abstenim. Ndërkohë deputetët e LSI, të 19-të, nuk morën pjesë në votim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në foto: Lulzim Basha duke uruar Gramoz Ruçin pas zgjedhjes së tij kryetar Kuvendi

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?