PD i përgjigjet Ramës: Është i frikësuar nga qytetarët

Partia Demokratike me anë të një deklarate për mediat, ka reaguar ndaj Edi Ramës.

Në deklartën për mediat, PD thotë se Rama ‘ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë’.

Rama shkroi sot në Facebok se ‘njëra palë lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…’

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i PD-së:

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë.

Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve.

Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?