PD-ja dorëzon kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhje
Partia Demokratike ka dorëzuar sot kërkesën në KQZ për t’u regjistruar për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit si dhe për zgjedhjet e pjesshme lokale në Kavajë.
Orët e ethshme në Partine Demokratike kane nisur, kjo fillimisht me zyrtarizimin e marrëveshjes me disa prej aleatëve të saj. Aleatët Dashamir Shehi, Nard Ndoka si dhe Vangjel Dule janë në zyrën e kreut të PD-së, ku sipas burimeve po finalizojnë ofertën që të kandidojnë nën logën e PD-së. Kur Basha po shkon drejt mbylljes së paktit me aleatët, mësohet se 2 prej tyre mbeten jashtë listave por emrat ende nuk janë zbuluar.
LZHK dhe PDK kanë pranuar ofertën e demokratëve për të kandiduar në listat e Partisë Demokratike por të mos regjistrohen në zgjedhjet e 25 Qershorit. Dashamir Shehi do të kandidojë në Tiranë, në një vend të sigurtë, mes 8 emrave të parë, ndërsa Ndoka në listën e PD-së për Shkodrën, mes 4 emrave të parë.
Ndërsa kreu republikan Fatmir Mediu ka pranuar që në listat e PD-së të ketë dy emra në vendet e sigurta, ndërsa është në negociim për emra të tjerë, të cilët do të jenë në vende jo të sigurta.
Pikëpyetje është për aleatin që i siguroi PD-së që të ulet në tryezë me PS-së për zgjidhjen e krizës, për kreun e PAA-së, Agron Duka. Sipas burimeve ende të pakonfirmuara, Duka mund të kandidojë i vetëm në zgjedhjet e 25 qershorit por pritet edhe një marrëveshje e orëve të fundit që PAA të kandidojë nën logën e PD-së.
Keto orë do të jenë ndër më intensivet të Bashës, derisa të vendos përfundimisht marrëveshjen me aleatët dhe të dorëzojë listat e kandidatëve për deputetë. Ndërkohë 48 orë para dorëzimit të listës së kandidatëve për deputetë në KQZ, deputetë të sigurt në listë duket të jenë 12 anëtarët e grupit të punës.
KOHA JONË SONDAZH

