PD jep alarmin, Boçi: Eksod “universitar”, 25 % e maturantëve po braktisin Shqipërinë

Partia Demokratike përmes kreut të Departamentit për Arsimin, Luçiano Boçi jep alarmin për “eksodin” e maturantëve nga universitetet shqiptare.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, teksa jep shifrat e këtij eksodi, Boçi shprehet se bëhet fjalë për 1/4 –ën e maturantëve të cilët preferojnë që të mos ndjekin arsimin universitar në Shqipëri, pasi siç thotë ai, maturantët preferojnë gjithnjë e më shumë të ndjekin studimet e larta jashtë Shqipërisë, për të mos u kthyer më.

Reagimi i plotë i deputetit Luciano Boci

Swiss Digital Desktop Reklama

Eksodi “universitar”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky vend po braktiset gjithnjë e më shumë!

Mungesa e shpresës, e së ardhmes, e punës, e normalitetit jetësor, ka detyruar mijëra familjarë e të rinj të ikin nga sytë këmbët.

Por në kushtet kur portat e Europës po mbyllen një e nga një për ne, është shfaqur dhe një formë tjetër eksodi e azili.

Maturantët preferojnë gjithnjë e më shumë të ndjekin studimet e larta jashtë Shqipërisë, për të mos u kthyer më.

Shifrat janë alarmante por MAS i fsheh.

Gati 8000 të rinj e të reja e përcmojnë një diplomë shqiptare nga rreth 5000 që ishin vitin e kaluar.

Ja efektet e prekshme të reformave skandaloze të bërë nga Rama!

Pra gati 1/4 e maturantëve braktisin Shqipërinë.

Vendi ynë po mplaket e mpaket me shpejtësi drite.

Largohen jo thjesht për cilësinë skandaloze të Arsimit të lartë, por më shumë për të gjetur formën për të ikur.

Ndërsa sot qeveria i bie gjoksit për procesin katrahurë të pranimeve, i cili po prodhon të njejtin kaos si ai i vjetshmi, për të njëjtat arsye.

Se sa i besueshëm është ky proces e tregon qartë numri i maturantëve që refuzojnë të jenë kurban i tij.

Se sa shpresë ngjall kjo qeverisje e tregon dëshira e maturantëve për të mos qëndruar më në këtë vend.

Rama e ka dështuar të ardhmen e të rinjve!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?