PD kërkon kryeministrin në sallë, Basha me tone të forta: Të vijë Rama këtu!

Seanca e sotme në Kuvend u fokusua sërish tek debati për projektligjin për nisjen e negociatave për ndërtimin e Teatrit të Kombëtar.

Që në nisje të seancës, deputetët opozitarë kanë kërkuar që kryeministri Edi Rama të ishte prezent në sallë. Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kërkuar seriozitet dhe përgjigje të pyetjeve që opozita ka ngritur mbi çështjen e Teatrit.

Basha: Ne nuk kemi bërë pyetje sepse është e kotë por LSI insiton. Mos u zgërdhini o hajdutër. Që mos t’i përgjigjeni as pyetjeve të Opozitës ç’kuptim ka? Ç’a kujtoni se jeni ju more? Po i vini flakën parlamentit. Në krevat me krimin, nqs s’ka qëllqe ajo lë të vijë ai, ideatori që të japi lloagri. Keni marrë pyetje, përgjigjuni pyetjeve. Mos vazhdoni procedurë fasadë se do të trajtoheni edhe ju si fasadë kriminale mos u zgërdhini hajdutër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas Bashës, i menjëhershëm ka qënë replikimi i kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili kërkoi zbatimin e byrosë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Balla: Spaho dhe Basha përdorin në gjuhë të papranueshme. Ju mirëkuptoj, se jeni të fashitur. Por këta persona të papërgjegjshëm, i kërkoj byrosë së Kuvendit që të marri masë ndëshkimore për gjuhë të papranueshme në Kuvend. Nëse opozita ka ardhur për të marrë pyetje, përgjigjet i kanë marrë në Komisionet parlamentare.

Basha: Ju i bëni hajdutët ministra dhe kërkoni t’i mbyllni gojën opozitës. Ku ju çon mendja more fatkeq? Mendoni që do ta mbyllni gojën me një palo kod etike. Kod etike është mos vidh, mos bashkëpuno me krimin, mos mbroni kriminielët.

Rama: Zoti Kryetar, nuk është nevoja për ta provokuar këtë seancë, përgjigjia ndaj pyetjeve është minimum i etikës së Kuvendit. Le të zhvillojmë një seacnë normale. Zoti Kryetar gjykoj se nuk ka arsye që të mos iu përgjigjen pyetjeve. I kanë kapacitetet intelektuale për t’ju përgjigjur pyetjve.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?