FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD kërkon shtyrjen e ndarjes së banesave sociale

Partia Demokratike kërkon në Këshillin e Bashkiak të Tiranës që të shtyhet vendimmarrja për ndarjen e banesave sociale në zonën e Shkozës dhe dhënien e ndihmës ekonomike për Bashkinë e Tetovës. Kryetari i Këshillit të PD, Leonard Olli, tha se nga rendi i ditës duhet të hiqen për miratim disa projektvendime duke fajësuar për këtë mungesën e stafit të Bashkisë së Tiranës në komisionet përkatëse.  Për këtë çështje, përfaqësues të mazhorancës bënë të ditur se përfaqësues të bashkisë kanë qenë në këto komisione.

Pikat të cilat kërkohej nga Partia Demokratike shtyrja janë projektvendimi për “Disa ndryshime në nivelin e pagave të punonjësve të Njësive Administrative të Tiranës”, projektvendimi për ‘’Përzgjedhjen e listës së aplikuesve, përfitues të programit të banesave sociale me qera, në zonën e Shkozës, ish-fonderia mekanike”.

Në përfundim të diskutimit për këtë çështje, përfaqësuesit e mazhorancës në Këshilli Bashkiak me shumicë votash vendosën përfshirjen e këtyre çështjeve në rendin e ditës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?