PD komenton raportin e DASH: Ja pse amerikanët nuk investojnë më në Shqipëri
Partia Demokratike ka komentuar deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e cilëson Shqipërinë si vend të pasigurtë për investime.
Në një deklaratë për shtyp deputetja e PD Jorida Tabaku tha se ky nuk është një lajm i mirë për qeverinë. Sipas saj, vendi drejtohet nga oligarkët.
“Vendimi i Departamentit Amerikan nuk është lajmi i mirë për qeverinë. Vendi drejtohet nga oligarkët. Shqipëria është një vend jo mikprikës për bizneset e huaja. Opozita e ka denoncuar me kohë këtë sjellje të qeverisë.
Rama sulmoi kreun e dhomës amerikne. Sot marrin tendera vetëm njerëz të Ramës. Shqipëria nuk mund të jetë më vendi ku oligarkët marrin çdo koncesion,” tha ndër të tjera Tabaku.
KOHA JONË SONDAZH

