PD në Berat zgjedh kryetarin e ri
Politikë E Martë, 14 Shtator 2021 19:40
Gazmend Azizi është rizgjidhur kreu i PD në Berat. Me 172 vota, Azizi ka marrë mandatin e dytë kundrejt rivalit të tij Shkëlqim Hysi, i cili mori 108 vota.
Në këtë degë votuan sot për të zgjedhur kryetarin e tyre 317 delegatë të Partisë Demokratike Berat,të zgjedhur nga 17 grupseksione, mes tyre edhe deputeti i qarkut Astrit Veliaj.
Proçesi u monitorua nga i deleguari i PDSH-së, Albert Avdyli.
KOHA JONË SONDAZH

