FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD në rrethe mobilizohet për protestën e 13 majit

Placeholder Image

Degët e Partisë demokratike në rrethe u kanë bërë qytetarëve t’i bashkohen protestës së mesditës në Tiranë, në emër të mbrojtjes së votës së lirë.

Në Lezhë, kreu i PD lokale Paulin Marku ka garantuar se proteste do të jetë paqësore.

Marku: Çdo individi që është pjesë e kësaj proteste që nuk përmbush rregullat demokratike nuk është pjesë e Partisë Demokratike.  

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i PD në Elbasan Aurel Bylykbashi, ftoi qytetarët të protestojnë në emër të të ardhmes së fëmijëve të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bylykbashi: Të reflektojmë për pak çaste dhe të mendoj se çfarë do ta prekë atë, familjen e tij, Elbasanin dhe Shqipërinë në një sistem autokratik që Edi Rama synon të ndërtojë në Shqipëri.

Nga Kukësi, Arif Rexhmati konfirmoi se nga Kukësi do t’i bashkohen protestës në Tiranë, rreth 2 mijë qytetarë.

Rexhmati: Në orën 7 e 30 deri në 8 do të nisen të gjitha mjetet e organizuara për protestën paqësore në mbrojtje të votës së lirë, e cila rrezikon kthimin e neo-diktaturës në Shqipëri.

Demokratet në rrethe theksojnë se pjesëmarrja e qytetareve në protestën e së shtunës do të jetë masive, ndërsa nisja  do të bëhet në mënyre të organizuar nga çdo qytet i vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?