FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD në Shkozë pranë banorëve, Paloka thirrje Ramës: Bëhu njerëzor!

Deputetët demokratë kanë qenë sot në Shkozë ku iu janë bashkuar banorëve, të cilëve do iu shemben banesat për shkak të projektit të zgjerimit të Lanës.

Paloka tha se kështu është kur i beson Edi Ramës dhe i ka kërkuar kryeministrit të mos sillet si armik me qytetarët por të bëhet njerëzor.

“Këtu sikur jemi në ndonjë vend që është në mesin e një lufte. Lufta është mes kësaj qeveri dhe banorëve jo vetëm të Shkozës, por të gjitha atyre që e besuan Edi Ramën dhe i dhanë votën. Kështu është kur i beson Edi Ramës.
Jemi këtu për të sensibilizuar opinionin dhe për t’i bërë thirrje Edi Ramës mos u sill si armik me qytetarët e tu, bëhu njerëzor! Shiko çfarë po bën. Janë qindra familje që po nxjerr me fëmijët jashtë. Nuk janë të ngujuar sepse ashtu ua ka qejfi por se iu premtua gjatë fushatës elektorale nga njerëzit e qeverisë se shtëpitë e tyre do legalizohen dhe kompensohen por sa erdhën në pushtet kjo është përgjigjja e Edi Ramës. Shteti nuk është aty për t’i marrë shpirtin të pamundurve por për t’i ndihmuar”, deklaroi Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?