PD pret përgjigje për negociatat. Rama nis fushatën

Partia Demokratike paraqiti sot gjithë argumentet e saj për çështjen negociatave. PD dhe aleatët deklarojnë se kanë pranuar çdo pikë të paraqitur nga ndërkombëtarët për zgjidhjen e krizës politike, ku më kryesorja kanë hequr dorë nga posti i Kryeministrit dhe nga numërimi elektronik. Pika tjetër që pranon PD është dhe votimi pa kushte i ligjit të vetingut. E vetmja kërkesë është shtyrja e zgjedhjeve përtej 18 qershorit.

Pas kësaj tërheqjes pozitive të PD-së, topi ka kaluar në fushën e Kryeministrit Edi Rama. Pritet që mazhoranca të mbajë një qëndrim për ofertën e fundit të koalicionit opozitar.

Por teksa gjithë vendi është në ankth se çfarë do të ndodh me zgjedhjet, bojkotin e PD-së dhe stabilitetin politik, kryeministri Edi Rama nuk ka këtë shqetësim. Të paktën kjo ide të krijohet teksa shesh axhendën e sotme publike të Kryeministrit. Në orën 13:00, Kryeministri ka vizuar një kopsht fëmijësh në zonën e “Kombinatit” në Tiranë. Nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike dhe s’ka bërë asnjë komunikim zyrtar për krizën politik. Kryeministi vetëm ka shpërndarë drekën për fëmijët e kopshtit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Orët e fundit janë vendimtare për negociatat dhe i vetmi person që duhet të flasë se ku ka ngecur marrëveshje është Edi Rama. Por në vend të kësaj, Rama ka zgjedhur të bëjë fushatë elektorale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?