FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD, PS e LSI miratojnë kreun e ri të KQZ, Avokaten e Popullit, Vettingun

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me shumicë votash kryetarin e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, për të cilin ka votuar pro 117 deputetë, ndërkohë Denar Biba është emëruar anëtar i KQZ-së me 113 vota. Avokatja e re e Popullit është Erinda Ballanca, e cila është votuar me 112 vota.

Ndërkohë, Kuvendi ka miratuar ndryshimet në Kodin Penal që sjellin ashpërsim të dënimit për blerjen e votave, ndryshime të cilat u miratuan me 123 vota pro. Ligji hyn menjëherë në fuqi pa shkuar tek Presidenti i Republikës.

Ligji për mediat audiovizive është miratuar me 118 vota pro, i cili detyron operatorët televizivë privat që të transmetojnë reklama pa pagesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me shumicë votash janë miratuar edhe komisionet e Vettingut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?