PD: Rama anullon festën e mbrëmjes me FRESSH-in në Elbasan

Janë shoqëruar me protesta të gjitha takimet e sotme të kryeministrit Edi Rama në Qarkun e Elbasanit.

Forumi rinor i Partisë Demokratike dhe drejtues të selisë blu në këtë qark kanë pritur me protesta dhe pankarta në duar kreun e Qeverisë, ndërsa nuk kanë munguar as konfrontimet fizike me efektivët e Policisë në momentet e mbërritjes së Ramës gjatë paradites së sotme.

Ashtu siç bëri në mëngjes PD-ja e Elbasanit, e cila tha se takimi i parë i Edi Ramës në Elbasan duhet të niste në Prefekturë, por për shkak të protestuesve demokratë, ai ndryshoi drejtim për tek Kalaja, një denoncim i ngjashëm vjen në mbrëmje edhe nga deputeti demokrat i Elbasanit, Endri Hasa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes rrjetit social “Facebook”, Hasa deklaron se kryeministri Rama ka anulluar papritur festën e organizuar mbrëmjen e sotme nga të rinjtë e FRESSH-it në Elbasan, duke u nisur urgjentisht drejt Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arsyeja, thotë deputeti i PD-së, është frika e kryeministrit për një tjetër përballjen e radhës me protestues në mbrëmje.

“Edi Rama anullon papritur festen me FRESSH. Reagon deputeti Endri Hasa, i cili ishte sot kudo me protestuesit, ne Elbasan, Cerrik dhe Belsh”- thotë deputeti i PD-së, Endri Hasa.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?