FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD: Rama të japë shpjegime në Kuvend për përjashtimin e opozitës nga takimet në Bruksel (Dokumenti)

Deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike kanë paraqitur në mbledhjen e sotme të Komisionit të Integrimit kërkesën për shpjegime nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Bushati, sa i takon përjashtimit të opozitës nga mbledhjet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE.

Në komunikimin e bërë në komision nga deputeti demokrat Genc Polli, theksohet se opozita duhet të jetë pjesë e proceseve integruese të vendit.

DEKLARATA E PLOTË

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne deputetët anëtarë të Komisionit për Integrimin Europian,

Swiss Digital Mobile Reklama

– Duke qenë se integrimi i vendit në BE ka qenë e mbetet një objektiv për të cilin të tëra partitë parlamentare kanë deklaruar vazhdimisht përkrahjen e plotë të tyre;

– duke e konsideruar këtë fakt si shumë favorizues për procesin e integrimit në BE, gjë që e dallon pozitivisht Shqipërinë nga raste të tjera;

– duke theksuar se ky konsuensus politik lipset të artikulohet institucionalisht sa herë që është e mundur dhe e përshtatshme;

– duke vërejtur se që nga viti 201 opozita ka qenë institucionalsiht e pranishme në mbledhjet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkim Europian përmes ftesës konstante që qeveria i drejtonte kryetarit të Komisionit tonë për të marrë pjesë në delegacionin shqiptar (që nga viti 2005 ky post është mbajtur nga përfaqësues të opozitës parlamentare).

– Duke vërejtur me shumë shqetësim se qeveria e ndërpreu këtë traditë politike pozitive duke mos e ftuar kryetarin e komisionit në takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit të mbajtur më 15 nëntor 2017 në Bruksel;

kërkojmë shpjegime nga kryeministri Rama dhe ministri Bushati për arsyet e veprimit të tyre lidhur me sa më lart; dhe angazhohemi që përfshirja e opozitës në përfaqësimin e Shqipërisë para Bashkimit Europian të mos mbetet në diskrecion qeveritar, por të kthehet në detyrim ligjor.
letr

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?