FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD: Rama të përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi

Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot pasdite kërkesën për përjashtimin nga Kuvendi me 10 ditë të kryeministrit Rama.

Kërkesa është firmosur nga një grup deputetësh të PD-së dhe është depozituar në Byronë e Kuvendit.

Ky vendim i opozitës është ndërmarrë pas tensionit të krijuar sot në Kuvend, ku kryeministri etiketoi si “tufë” deputetët e PD-së/

Swiss Digital Desktop Reklama

“Thirrini mendjes dhe provoni që nuk jeni tufë lulesh por që jeni njerëz që keni barrën e madhe dhe peshën e jashtëzakonshme të reformës”, tha Rama në një moment nga foltorja e Kuvendit. Fill pas kësaj deputetët e PD-së rrethuan foltoren dhe nuk lejonin kryeministrin të vazhdonte fjalën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?