PD reagon për Harunin: E vërteta është ndryshe

Një ditë më parë, u raportua se kreu i PD-së në Gramsh, Elmas Haruni ishte shoqëruar në Polici, pasi ka kundërshtuar policinë.

Pas publikimit të videos së filmuar nga kamerat e policisë, gjatë përplasjes me Harunin, nga ana tjetër deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka publikuar një tjetër video, e filmuar nga një qytetarë që ka qenë prezent në momentin e tensionit.

pd

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një postim në Facebook, Boçi ka shkruar se “E vërteta është krejt ndryshe!
Terror policor i hapur në mes të qytetit dhe lincim publik vetëm se është kryetari i PD dëshmojnë të kundërtën e servirjes së sforcuar. Elmasi u provokua deri në kufijtë e së pamundurês, me forca e britma policore të shumta, kur ishte thjesht dhe vetëm një pasagjer. Kushdo do kishte kundërshtuar këtë maskaradë politiko-policore.
Ishte në rrugën e tij dhe në jetën e tij.”

Swiss Digital Mobile Reklama

“Manipulimet që serviren me fragmente që i interesojnë policisë, nuk e mbulojnë faktin e përdorimit të saj politik si mashë për të luftuar kundërshtarët politikë me cdo mjet e për të favorizuar Yaristët, kanabistët, trafikantët e kriminelët me e pa kostume rrezëllitse.
Shihni pamjet me vëmendje e gjykoni.”, ka shkruar më tej ai.

https://www.facebook.com/luciano.boci.5/videos/2128507794059729/?t=0

Postimi i plotë:

Ajo që u fsheh e nuk u transmetua nga policia në ngjarjen e Gramshit është më e madhe se pjesa e propagandës së shpifur të demonstrimit të disa sharjeve.
E vërteta është krejt ndryshe!

Terror policor i hapur në mes të qytetit dhe lincim publik vetëm se është kryetari i PD dëshmojnë të kundërtën e servirjes së sforcuar.

Elmasi u provokua deri në kufijtë e së pamundurês, me forca e britma policore të shumta, kur ishte thjesht dhe vetëm një pasagjer. Kushdo do kishte kundërshtuar këtë maskaradë politiko-policore.

Ishte në rrugën e tij dhe në jetën e tij.
U rrethua, u dhunua, u bllokua në makinën e tij e më pas e morën zvarrë, (sic e sëshmon video) pa asnjë shkak nga policia politike dhe reagoi.

Manipulimet që serviren me fragmente që i interesojnë policisë, nuk e mbulojnë faktin e përdorimit të saj politik si mashë për të luftuar kundërshtarët politikë me cdo mjet e për të favorizuar Yaristët, kanabistët, trafikantët e kriminelët me e pa kostume rrezëllitse.
Shihni pamjet me vëmendje e gjykoni.

Video e publikuar më parë:

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?