FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD rihap debatin e filmave komunistë, Shehu: T’i ndalojmë me ligj

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka kërkuar që në Shqipëri të ndalohet me ligj propaganda komuniste.

Duke iu referuar një ligji të fundit të Dhomës së Deputetëve në Itali që ndaloi me ligj propagandën fashiste, Shehu kërkon që e njëjta politikë të zbatohet edhe në vendin tonë për komunizmin.

Ndër të tjera ai përmend filmat, këngët dhe të tjera shfaqje ku i thurren lavde diktaturës dhe diktatorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Komunizmi e fashizmi jane dy polet e nje te keqe te madhe, qe shpesh behen bashke, jane njelloj kriminale. Eshte e pa lejueshme per nje vend demokratik, qe ka vuajtur kaq shume nga diktatura komuniste, te lejoje te mbushen mediat tona me filma, kenge e te tjera cfaqje ku i ngrihen lavde diktatures e Diktatorit.
Eshte e pa lejueshme qe te tolerohen aktivitete politike e sociale te ne, pikerisht per ate qellim.
ITALIA ESHTE NJE VEND THELLESISHT DEMOKRATIK, DUHET TE MESOJME NGA AJO E NGA FAMILJA E JONE EUROPIANE”,- shkruan ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?