PD rrezikon zgjedhjet. KQZ anulon miratimin e listave dhe fletën e votimit

 Vonesat e PD-së në dorëzimin e dokumentacionit zgjedhor dhe dorëzimi i emrave vetëm për 90 kandidatë për deputetë janë kthyer në problem serioz për KQZ duke rrezikuar gjithë procesin elektoral.

Burime nga institucioni më i lartë zgjedhor në vend bëjnë me dije për “Koha Jonë”, se në orët e para të mëngjesit të sotëm në KQZ është  dorëzuar një listë prej afro 90 kandidatësh, dhe jo 140, siç është edhe e parashikuar të ndodhë në kushtet normale.

Po ashtu mësohet se listave të depozituara nuk i janë bashkëngjitur formularët e dekriminalizimit të secilit prej kandidatëve. Një tjetër mangësi në depozitimin e listave nga ana e PD-së ka të bëjë se ato nuk kanë as formularët tip, që kanë të bëjnë me deklarimet e vetë kandidatëve që duan të bëhen pjesë e zgjedhjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga të njëjtat burime mësohet se një mungesë e tillë dokumentacioni solli dhe dështim e mbledhjen e sotme të njoftuar nga KQZ-ja. KQZ duhet të miratonte sot fletën e votimit për 25 qershorin. Por komisioni nuk mori dot një vendim mbi materiale të munguara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lista e dorëzuar nga PD për Qarkun Tiranë. Janë 18 kandidatë nga 34 që duhet të ketë .

PARASHIKIMET E KODIT ZGJEDHOR

NENI 67
5. Emrat në listën e partisë paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një. Numri i kandidatëve në listën shumemërore të një partie të regjistruar si subjekt zgjedhor më vete apo numri i përgjithshëm i kandidatëve të një koalicioni nuk duhet të jetë më i vogël sesa numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse. Për një parti pjesëtare të koalicionit, numri i kandidatëve nuk mund të jetë më i vogël sesa gjysma e mandateve që zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse. Për listat shumemërore për këshillat e bashkisë zbatohet i njëjti rregull.
6. Për çdo zonë zgjedhore, të paktën tridhjetë për qind e listës shumemërore dhe një në tre emrat e parë të listës shumemërore duhet t’i përkasë secilës gjini. Subjekti paraqitës i listës deklaron vendet, sipas kuotës gjinore, me qëllim zbatimin e përjashtimit, sipas pikës 2 të nenit 164 të këtij Kodi.

NENI 72
DOKUMENTET E KANDIDIMIT
1. Dokumentet e kandidimit duhet të jenë në përputhje me kërkesat e këtij Kodi dhe sipas formës së përcaktuar në udhëzimet e KQZ-së.
2. Dokumentet e kandidimit duhet të përmbajnë këto të dhëna:
a) listën e plotë të kandidatëve me renditjen përkatëse, të nënshkruar nga kryetari i partisë, ose propozimin nga komiteti nismëtar i një grupi zgjedhësish;
b) emrin, atësinë, mbiemrin, datëlindjen, gjininë, adresën e kandidatit dhe një kopje të dokumentit të identifikimit;
c) deklarimin e kandidatit se gëzon të drejtën dhe vullnetin për të kandiduar, në të cilin përfshihet, sipas rastit, deklarimi i dorëheqjes nga funksionet e përcaktuara në nenin 63 të këtij Kodi, shoqëruar me kopjen e deklaratës së dorëheqjes, të depozituar pranë institucionit përkatës;
ç) deklarimin e kandidatit të propozuar nga një grup zgjedhësish se nuk do të mbështetet apo nuk do të mbështesë asnjë subjekt zgjedhor në zgjedhje;
d) një listë të nënshkruar nga zgjedhësit e zonës përkatëse, që mbështesin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?