PD, Spaho: Rama ta lexojë mirë Kavajën. Në negociata mos vijë sfidues
Nënkryetari i PD, Edmond Spaho tha se tërheqjen e kandidatit në Kavajë duhet të lexojë mirë, duke theksuar se ai mori këtë vendim nga frika e qëndresës së qytetarëve shqiptarë.
Në një lidhje direkte për Ora News nga çadra e lirisë, Spaho i bëri thirrje Ramës që të vijë në tavolinën e dialogut që opozitë e ka lënë të hapur, por jo me oferta sfiduese si në dy raundet e para.
Spaho: Rama u tërhoq nga frika
Spaho: Ne kishim deklaruar që në fillimin e kësaj protestë që zgjedhje në influencën e krimit dhe pa opozitën nuk do të ketë as në Kavajë as në 18 qershor. Nga përballja me qytetarët Rama u tërhoq si një frikacak dhe ti japë opozitën fitoren e parë ne betejën e madhe që kemi marrë në përpjekjet që po bëjmë për të garantaur zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Spaho: Ta lexojë mirë Kavajën, të vijë me oferta serioze
Spaho: Rama deri tani nuk ka bërë asnjë tërheqje, edhe dy raundet e negociatave është parqitur sfidues pa asnjë ofertë serioze, duhet ta lexojë shumë mirë Kavajën dhe të vijë seriozisht në negociata për të krijuar kushte e domosdoshme që zgjedhjet të jenë sipsa standardeve. Ora po i kalon kryeministrit dhe e përsëris që ta lexojë mirë Kavajën dhe qëndrimin e qytetarëve pasi me vonë do të jetë von për të.
Spaho: Nuk ka zgjedhje pa opozitën
Spaho: Rama çfarë thotë sot nuk thotë nesër. Edhe dje tha që zgjedhjet në Kavajë do të shkojnë sipas planit sot tërhoqi kandidatët nga frika e rezistencës qytetare. Ato që thotë Rama janë të tejkaluara. Nuk ka zgjedhje në 18 qershor sepse zgjedhje me krimin dhe drogën dhe pa opozitën nuk do të ketë. Duhet ta ketë kuptuar këtë dhe të vijë me siriozitet në tavolinë që ne e kemi lënë të hapur.
Në lidhje me zërat për zhvillimine e një protestë të dhunshme, Spaho tha:
Spaho: “Janë alucinacionet e Ramës. Në Kavajë do të kishte një festival paqe. Ne 80 ditë e kemi treguar që jemi protestuesit e paqes. “
Spaho tha gjithashtu se protesta në Kavajë nuk do të zhvillohet, por është parashikuar një protestë në Tiranë javën e ardhshme.
KOHA JONË SONDAZH

