FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD: Vangjel Kosta, ish-gjyqtar i Enver Hoxhës. Shtylla, kamikaze politike

Deputeti Eduard Halimi ka thënë se Vangjel Kosta është një ish-gjyëtar i kohës së Enver Hoxhës, ndërsa Albana Shtylla një kamikaze politike.

Kërkon të çojë në KLD,  ish- gjyqtarin e diktaturës që ka dënuar në emër të Enver Hoxhës 30 vjet më parë,  dhe atë që kanë dhënë prova se shndrrohet lehtësisht në kamikaze politike sa herë flet udhëheqësi i Partisë jo më larg se 1 vit më parë”, ka thënë Halimi në një konferencë për shtyp.

Rama kërkon të zhdukë atë që është ndarë vite më parë, pushtetin e qeverisë me atë të drejtësisë. Kërkon t’i bëjë një poltikën dhe drejtësinë për të futur në burg qytetarët. Drejtësia Ramës i duhet që të shkatërrojë pasurinë e qytetarëve më keq se në kohen e diktaturës, të arrestojë qytetarët për të paguar gjobat e qeverisë. Gjykatat i thonë mos prish pa vendime gjykata, mos arresto qytetarë si sabotatorë

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjyqësori mos tulatet nga diktatorët e vegjel por të mbrojë të drejtat e qytetarëve që po nëpërkëmben nga qeveria”, vijoi më tej ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?