PD: Vetting-u po i shërben Ramës
Komision i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin ditën e sotme për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, duke e konfirmuar atë në detyrë.
Lidhur me këtë vendim, PD-ja deklaron se konfirmimi në detyrë i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani është vula për të konkluduar se procesi i Vetting-ut është fals.
Në një prononcim nga selia blu, deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi se PD-ja e konsideron lajm të keq konfirmimin në detyrë të atij që e quajti “shërbëtor i Edi Ramës”. “Organi i Vetting-ut nuk po i shërben drejtësisë por Ramës”,-nënvizoi Alibeaj duke shtuar se PD e paralajmëroi “vendimin politik” për Ardian Dvoranin.
KOHA JONË SONDAZH

