PD: Vettingu po mban në sistem gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar
Gazment Bardhi, eksperti kryesor i PD për reformën në drejtësi vlerësoi se ecuria e sistemit të vettingut nuk po rrit besimin e publikut tek sistemi.
“Zbatimi me disa standarde e ligjit nga organet e vettingut, po mban në sistem gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, të lidhur me qeverinë”, tha Bardhi.
Këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD përmendi raste konkrete të gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk justifikojnë pasurinë, por qe janë konfirmuar ne detyrë.
“Një gjyqtar që deklaron se babai pensionist i ka blerë e dhuruar një vilë femijëve të tij, pas verifikimit ka rezultuar që babai i tij nuk kishte pasuri për të blerë vilën. Ai deklaron që paratë ia ka marrë hua krushkut. Pas verifikimit krushku nuk ka justifikuar pasurinë dhe ka mohuar që i ka dhënë para hua. Pavarësisht se nuk u gjet burimi i te ardhurave për vilën, gjyqtari u konfirmua në detyrë”, tha Bardhi.
I ftuar në një emision televiziv, Gazment Bardhi tha se ngadalësia e procesit është diktuar nga nevoja për të bllokuar ngritjen e të gjitha institucioneve të reja të sistemit, duke krijuar një situatë të paprecedentë, ku vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa organe të qeverisjes së drejtesisë dhe pa struktura inspektimi.
Bardhi u shpreh se situata nuk është e rastësishme, por e krijuar nga ligjet e miratuara në mënyrë të njëanshme nga maxhoranca, ne kundërshtim me ndryshimet konsensuale kushtetutese. Ai u shpreh se situata mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet kthimit të ligjeve ne shinat e ndryshimeve kushtetuese të 22 Korrikut.
KOHA JONË SONDAZH

