FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD: Zgjedhjet në Klos në rrezik nga bandat qeveritare

 

Shefi i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku deklaroi sot se zgjedhjet në Klos janë në rrezik. Çollaku tha se shefi i Policisë Kriminale ka sulmuar kandidatin e PD-së, Basir Çupa dhe ka dhunuar një ndër shoqëruesit e tij. Për këtë ngjarjes PD ka bërë denoncim në prokurori dhe janë njoftuar shoqëruesit e huaj.

“Shefi i policisë kriminale të rrethit, bashkëshorti kandidates së PS në Klos, ka sulmuar kandidatin e PD, Basir Çupa dhe ka dhunuar një ndër shoqëruesit e tij. PD ka bërë kallëzim penal në prokurorinë e rrethit Mat dhe janë njoftuar vëzhguesit e huaj dhe ambasada SHBA. Nëse bandat e qeverisë nuk ndalen në Klos e Mat, zgjedhjet rrezikojnë të degradojnë përfundimisht!!”, deklaron Çollak

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?