FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD zhvillon sot balotazhet e Primareve, zgjidhen kandidatët për pesë bashki të vendit

Partia Demokratike do të zhvillojë sot, balotazhet e Primareve për Kryetarë Bashkie në 5 degë të vendit.

Votimi nis në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 18:00, por edhe më shumë nësë do të ketë anëtarë të tjerë për të votuar.

Në në njoftim të PD, thuhet se gara për balotazhin e Primareve do të zhvillohet në Mat, Dibër, Fier, Mirditë dhe në Librazhd.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për bashkinë e Dibrës gara është mes Ismail Ukës dhe besnik Alkut, në Librazhd mes Shefki Çota dhe Aranit Lekës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në bashkinë e Fierit demokratët dhe simpatizantët duhet të zgjedhin mes Etvar Kodhelit dhe Artur Mahmutaj, në Mat kandidojnë Skënder Gjuci dhe Bukurosh Ballabani, në Mirditë do të jetë mes Albert Mëlyshit dhe Aleksandër Lalës.

Kujtojmë që balotazh pati dhe në Tiranë mes Belind Këlliçit dhe Ilir Alimehmetit, por ky i fundit u tërhoq nga gara duke ia lënë vendin për kandidat për Tiranë në zgjedhjet e 14 majit, Këlliçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?