PDIU dënon deklaratën e anëtarit të KQZ: Të mos sillet si militant partie

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU) ka reaguar pas deklaratës së anëtarit të KQZ, Bledar Skënderi se PDIU nuk e merr mandatin në Tiranë për 0,1%.

PDIU dënon deklaratat dhe thotë se anëtari i KQZ po sillet si militant partie, pasi prononcohet pa dalë ende rezultatet finale. Sipas PDIU janë ende 3 kuti në Tiranë, votat e të cilave nuk janë hedhur në sistem, ndërsa shprehen të sigurt për mandatin e Shpëtim Idrizit.

Deklarata e PDIU: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi, deklaroi sot se PDIU nuk e merr mandatin në Tiranë për 0.1 përqind. Ky është rasti kur anëtari i KQZ sillet si militant partie, dhe jo si komisioner e administrator i procesit. Ne po presim verifikimin e të gjithë procesverbaleve dhe rezultatin përfundimtar për të bërë me dije pozicionin tonë ligjor dhe në gjithë informacionet që ne kemi, ky është mandati i PDIU-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Anëtari i KQZ nuk ka as durimin më minimal të presë dhe rezultatet zyrtare të vetē KQZ, që ka 5 ditë që nuk i hedh të gjithë të dhënat në sistem. Kemi pritur deri tani certifikimin e të dhënave sipas procesverbaleve, proces i cili ka nisur me korrektësi, sipas Kryetarit të KQZ. PDIU dënon deklaratet e anëtarit të KQZ që prononcohet pa dalë rezultatet e vetë KQZ. I kujtojmë që është vendosur në atë post nga një parti politike, por për të administruar vetëm sipas Kodit Zgjedhor, votat e shqiptarëve. I bëjmë thirrje KQZ të mos sillet si trupë partiake, por si administratorë të betuar për administrimin e
votave të shqiptarëve bazuar vetëm në Kodin Zgjedhor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?