PDIU-së, në një kuti i dalin vota të llogaritura gabim. Ja sa vota i duhen tani për mandatin

KQZ vijon rinumërimin e votave të 64 kutive të Qarkut të Tiranës, të kontestuara nga PS dhe PDIU. PDIU arriti të rikuperojë deri në 16 vota por me numërimin e 24 kutive, ka rënë në 12 vota. Këto vota i mungonin PDIU-së në tabelën përfundimtare.

Por me numërimin e kutisë së 25 ka rënë edhe më shumë numri i votave, pasi janë gjetur 9 vota të hedhura gabim. Kështu PDIU ka përfunduar në 3 vota më shumë se ato të 25 qershorit.

Me 3 votat e siguruara mbi rezultatin zyrtar të 25 qershorit nga rinumërimi, PDIU-së i duhen ende edhe 35 vota për të shpresuar mandatin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbeten për t’u numëruar dhe 39 Qendra Votimi. PDIU kërkoi rinumërimin e 41 kutive, ndërsa PS, 23 të tilla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas formulës, Shpëtim Idrizi merr mandatin e deputetit në Qarkun e Tiranës me 37 vota, duke kaluar kështu pragun e 3%.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?