PDIU ‘shpërthen’ ndaj Bashës: Bëhu njëherë lider i PD, më pas lider i opozitës

Përmes një postimi në ‘Facebok’, ish deputetja e PDIU, Mesila Doda i është përgjigjur ashpër deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha, i cili hodhi akuza në drejtim të PDIU për votat pro në këshillin bashkiak të Tiranës për rritjen e çmimit të ujit.

Mesila Doda e quan Bashën bashkëkryetar në qeverisje dhe i kujton me ironi të bëhet njëherë lider i PD e pastaj të kërkojë të bëhet lider i opozitës. Gjithashtu Doda thotë se nga marrëveshja e 18 majit mes Ramës dhe Bashës, PDIU i janë vjedhur në zgjedhje 3 mandate.

Reagimi i Mesila Dodes:
Kryetari I PD, ende ne bashkeqeverisjen e luges se 18 qershorit, sot akuzoi PDIU per voten e saj ne Keshillin Bashkiak. Me se pari duhet ti kujtoj bashkekryetarit te qeverise qe duhet te kaloje ne opozite, te behet lider I PD, e me pas te kerkoje te behet lider I opozites.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me duhet ti kujtoje se sot fale pazareve te tij me bashkekryetarin tjeter te qeverise, nje mandat I PDIU vlen 25.000 vota, duke e bere krejt te pabarabarte dhe diskriminuese garen mes nesh dhe partive te tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duhet ti kujtoj qe fale pazarit te tij te nates se 18 qershorit dhe abuzimit me ligjin e kodin zgjedhor sot PDIU I jane vjedhur 3 mandate dhe kane shkuar ne kosh 40.000 vota, duhet ti kujtoj se nuk e tha nje fjale e heshti si fija e barit kur PDIU kerkoi hapjen e kutive te Tiranes duke pare vjedhjen flagrante te mandatit te saj në Tiranë, por votoi pro moshapjes se kutive duke u bere e vetmja opozite ne bote qe nuk kerkon e nuk don transparence.

Sot vazhdon ende teatri I rradhes, ashtu si gjate gjithe fushates nuk godet ata qe jane ne qeveri, por ato qe nuk jane ne qeveri dhe ne fund fare si gjithmone… fajin e kane te tjeret…

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?