PDIU sulmon PD: Mos bëni rolin e hienave në një aksident tragjik

PDIU-ja i ka bërë thirrje Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit të mos ndikohen nga presionet politike lidhur me hetimin e aksidentit me vdekje të shkaktuar nga deputeti i saj, Aqif Rakipi.

Njëkohësisht, i ka bërë thirrje PD-së të mos luajë rolin e hienave në këtë rast tragjik: “Ndërhyrja politike në këtë rast është e mjerë”, thuhet në deklaratën e kësaj partie.

Deklarata e PDIU:

Swiss Digital Desktop Reklama

“PDIU i bën thirrje Partisë Demokratike në mjerim të mos bëjë rolin e hienave me një rast të një aksidenti tragjik që urojmë mos t’i ndodhë kërkujt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërhyrja politike dhe në raste të tilla aksidentesh është një politikë e mjerë jashtë çdo standardi demokratik dhe mënyra më absurde për të bërë opozitë.

Kujtojmë që vazhdon marrëveshja e 18 majit dhe PD është me 7 ministra në qeveri dhe i kërkojmë Prokurorisë dhe policisë të mos ndikohen nga ndërhyrjet apo presionet politike, por të kryejnë të gjitha veprimet konform ligjit.

I kërkojmë ndjesë dhe i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit për këtë rast tragjik të padëshiruar nga askush”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?