FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Peleshi: Reforma e shërbimit veterinar, veteriner në çdo njësi administrative

Nga fshati Shëngjergji, i qarkut të Tiranës, Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka bërë të qartë se reforma e nisur në shërbimin veterinar është shumë e domosdoshme, veçanërisht tani në këtë fazë, pasi ajo do të japë mundësinë e një funksionimi sistemit zinxhirit të sigurisë ushqimore, nga ferma në tavolinat tona.

Mbivendosja e veterinerëve të institucioneve të ndryshme, ka sjellë deri tani një çoroditje, duke shkatuar një handikap në këtë sektor. Kjo reformë i çon të gjitha kompetencat e kontrollit AKU dhe shërbimit veterinar, mirëqenien e kafshëve.

“Ne jemi duke bërë një reformë në shërbimin veterinar. Kemi veterinerë të Bashkisë, veterinerë të AKU-së, veterinerë të Shërbimeve të Drejtorive të Bujqësisë, kemi klinika veterinare private. Kemi dhe veterinerë autonomë. Të gjithë këta kanë role të ndryshme për të luajtur, por vende vende mbivendosen me njëri-tjetrin”,-tha Peleshi.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Çfarë do të bëjë kjo reformë? Kontrollin e kalon të gjithin tek AKU-ja, nga ferma, matrikullimi, vaksinat etj. Do të kontrollohen nga kontrollorë dhe inspektorë të AKU-së, deri në tavolinë, deri në dyqan”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas ministrit Peleshi, bashkitë nuk do të merren më me shërbimin veterinar, duke ia lënë këtë kompetencë drejtorisë së re të shërbimit veterinar, e cila do të merret me shëndetin e kafshëve. ”Bashkia nuk do të merret më me shërbimin veterinar. Pra nuk do të ketë më veterinerë të bashkisë, dhe drejtoria e re e shërbimit veterinar do të merret me shëndetin e kafshëve”.

Minsitri është shprehur se kjo reformë, ndër të tjera, do të ketë dhe një impakt në punësim, për arsye se, sipas strategjise të re në kuadër të reformës në shërbimin veterinar, çdo njësi administrative në vend, duhet të ketë të paktën një veteriner, që do të mbulojë zonën dhe problemet që mund të lindin ose hasen, duke filluar që nga matrikullimi, bërja e vaksinave etj. Do të jenë këta veterinerë, përgjegjës kryesorë për mbarëvajtjen e këtyre proçeseve.

”Reforma ka dhe një element tjetër. Do ta dyfishojë a më shumë numrin e veterinerëve. Dhe do të synojmë, do të bëhet fakt, çdo njësi administrative do të ketë veterinerin e vet. Të paktën një veteriner, që çdokush do ta dijë se kush e mbulon, kush është veterineri përkatës. Në qofte se ndodh një problem: nuk ka matrikullim, nuk janë bërë vaksinat, për çdo dështim në këtë fushë dihet që përgjegjësinë e ka veterineri i zonës. Kemi mbi 300 njësi administrative në gjithë Shqipërinë, kështu që na duhet të dyfishojmë, madje dhe më shumë se dyfishojmë numrin e veterinerëve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?