FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Peleshi: Tani do ndjehet shija e Vettingut. PD e mundim ne fushë

Teksa ka zhvilluar një takim me fermerët e Pojanit në Bashkinë Maliq, Niko Peleshi duke krahasuar këndvështrimin e PS dhe PD sa i takon qeverisjes së vendit ka komentuar marrëveshjen e arritur mes palëve.

Sipas tij arritja e saj si rezultat i përpjekjeve të PS dhe ndërkombëtarëve, bëri të mundur përfshirjen e PD në zgjedhjet e qershorit dhe shënoi një hap demokratik. Drejtuesi politik i PS për qarkun e Korçës duke rikthyer në vëmendje protestën e opozitës, thirrjet për mosbindjen civile dhe gjithë situatën e krijuar nga momenti i ngritjes së çadrës nuk ka hezituar ta konsiderojë këtë si një arritje e cila bëri realitet vettingun dhe që hapi fushën e lojës mes dy kundërshtarëve.

Duke e konsideruar vettingun një betejë të fituar Peleshi e ka konsideruar atë si një triumf që do të pasohet edhe nga betejat e punësimit dhe mirëqenies.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?