Për herë të parë në Kuvend, Reme Lala: Emocionuese, do u shërbej dibranëve
Reme Lala, deputetja e PDIU në Qarkun e Dibrës, është më ligjvënësja me re e kësaj legjislature të Kuvendit.
Gjatë një prononcimi për Report Tv, Lala u shpreh se e kishte lexuar rregulloren e Kuvendit, ndërsa premtoi se do luftojë për qytetarët e Dibrës.
“E kam lexuar rregulloren e Kuvendit. Ishte emocionuese dita e parë në Kuvend, por shkoi shumë mirë çdo gjë.
Misioni im kryesor është të luftoj çdo ditë për Dibrën”, u shpreh Reme Lala, deputete e PDIU në Dibër.
KOHA JONË SONDAZH

