Përçahet opozita? Fatmir Mediu jo në listën e PD-së, PR e vetme në zgjedhje

Sot kur është afati i fundit që PD-ja të dorëzojë listën me kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 qershorit. Përtej ngarkesës me listat e kandidatëve dhe e deputetëve aktual, kreu Basha nuk e ka pasur të lehtë të ketë një marrëveshje me aleatët e tij.

Famir Mediu dhe Agron Duka, mësohet se do të shkojnë të vetëm më zgjedhje. “Ora News” raporton se kreu i republikanëve, Fatmir Mediu, do të regjistrohet i vetëm në zgjedhje.

Negociarorët që ulën Rama-Basha në tyrezë, ajo marrëveshja e dalë nga negociatat por dhe çfarë ju ka ofruar Basha, duket nuk ka bindur Dukën dhe Mediun, pasi kanë pasur pritshmëri për më shumë se një vend të sigurt në listë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se republikanët kanë kërkuar 2 vende të sigurta në listën e demokratëve. Njëri për kryetarin Mediu dhe tjetri, një kandidat në Tiranë, që mesa duket, Basha nuk e ka lëshuar pasi në Tiranë pritet që PD-ja të vijë me kandidatë të fortë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse republikanët janë aleati kryesor i Partisë Demokratike, pasi në zgjedhjet e fundit politike morën rreth 55 mijë vota në rang kombëtar.

Pritet të mësohet sesi do të mbyllet marrëveshja me agrarët e Agron Dukës, që kanë kërkuar 3 vende të sigurta në listën e Partisë Demokratike. Vetëm me Nard Ndokën, Dashamir Shehin dhe Vangjel Dule, kreu Basha ka është rënë dakord që të kandidojnë nën logon e PD-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?