FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përfundimisht Rama tërhiqet nga projekti për mbetjet

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Qeveria qe ai drejton do të tërheqë ligjin e riciklimit të plehrave.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se është e drejta e të gjithë qytetarëve të jenë të mirëinformuar për këtë projekt.

“Sa i përket çështjes së dekreteve ne do mbajmë një qëndrim siç e kemi shprehur në respekt të procedurës së Kuvendit dhe do të tërhiqemi nga projekti si i tillë në këtë fazë, pasi besojmë se jo që ata që e kundërshtojnë kanë të drejtë. Jo që presidenti i mëparshëm ka të drejtë, por që është e drejta e të gjithë qytetarëve të jenë të mirëinformuar për këtë projekt. Flas për projektin e riciklimit të mbetjeve që s’ka të bëjë me gjithë spekulimet e opinionit publik për axhenda tërësisht politike apo me axhenda pa lidhje me axhendën e modernizimit të vendit”, tha kryeministri Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?