FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përfundojnë pushimet për Lulzim Bashën, sfidat që presin demokratët në vjeshtë

Pas pushimeve që kaloi me familjen e tij Lulzim Basha u pa sot në zyrën e tij. Axhenda e kryetarit të Partisë Demokratike ditën e sotme nuk parashikon asnjë takim të rëndësishëm, ndërkohë ditët në vijim me nisjen e aksionit te ri politik pritet të jenë intensive për kryedemokratin.

Demokratët i pret analiza e humbjes së zgjedhjeve së qershorit në çdo seksion pas rezultatit të thellë humbës që morën me 25 qershor. Reforma zgjedhore dhe ajo kushtetutese pritet të zërë një pjesë të rëndësishme në aksioni e ri politik, por jo vetëm. Lulzim Basha ka paralajmëruar se reforma territoriale do të jetë një çështje kyçe për Partinë Demokratike.

Një grup pune së shpejti pritet të skicojë një ndarje të re territoriale me më shumë se 61 bashkia që janë aktualisht. Krahas sfidës me kundërshtarin politik kryetarin demokrat e pret dhe një betejë e brendshme. Grupi i njohur si kritikët e Bashës pritet te vijojnë aksionin për largimin tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shtator ata do të paraqesin një projekt-statuti të ri që parashikon rregulla të reja për funksionimin e partisë, ndërsa synohet mbledhja e një Kuvendi të jashtëzakonshëm të partisë.
rvb

Swiss Digital Mobile Reklama

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?