Përfundojnë zgjedhjet në rrethe, cilët janë kryetarët e rinj të PD
Për më shumë se 15 ditë Kuvendet e degëve të partisë më të madhe në opozitë kanë votuar drejtuesit e rinj. Disa prej degëve të Partisë Demokratike, në qarqet e mëdha të vendit kanë përmbyllur këtë fundjavë procesin e zgjedhjeve.
Ish-kryetari i qarkut, Elbasan, Eugen Isai është rizgjedhur në krye të degës së PD në këtë qytet. Ai fitoi me 378 vota përballë kandidatit tjetër në garë Zamir Muzhaqi, i cili mori 88 vota.
Zgjedhjet gjatë kësaj të diele janë zhvilluar edhe në Kukës, ku në krye të PD u rikonfirmua Arif Rexhmati. Ai fitoi garën ndaj kreut të sekretariatit organizativ të kësaj force politike, Fasli Gërmizi. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në cilësinë e të deleguarit për zgjedhjet në Kukës, kërkoi nga demokratët bashkim dhe akuzoi Ramën për futjen e urrejtjes krahinore në mes të shqiptarëve.
Po ashtu dhe në PD-në e Beratit, u rimandatua kryetari aktual Gazmend Azizi, i cili fitoi me 172 vota kundrejt 108 votave që mori kandidati tjetër Shkëlqim Hysi.
Në Durrës, fitues ka dalë ish-ministri demokrat, Ferdinand Xhaferaj me 222 vota kundrejt 130 votave që mori kandidati Sokol Kapidani. Prej disa muajsh, Xhaferaj qëndronte në krye të kësaj dege, si i komanduar.
Edhe deputeti i PD-së në Fier, Luan Baçi, është rizgjedhur në krye të degës në këtë qytet. Baçi ka deklaruar se do të vijojë të drejtojë degën e Fierit, pavarësisht faktit se mban mandatin e deputetit.
Një mandat të ri në krye të PD-së në Kamëz ka marrë edhe kryebashkiaku Xhelal Mziu. Ai u rizgjodh për një mandat të ri 4-vjeçar në krye të PD-së së Kamzës.
Genc Deromemaj është kryetari i ri i PD në Vlorë. Ai arriti të siguronte 12 vota më shumë se sa kandidati tjetër, Gjergj Nika.
Në Shkodër, PD do të drejtohet nga Xhevdet Amulli, i cili mori 243 vota, vetëm 2 më shumë se sa kryetari aktual Ramiz Çobaj.
Edhe në Lezhë, kryetari aktual i PD-së Paulin Marku nuk arriti të rikonfirmohej, pasi kandidati tjetër në garë, Zef Gjoka siguroi 88 vota më shumë. Ndërsa dega e PD-së së Dibrës do të drejtohet nga Naim Gazidede.
Partia Demokratike me 15 dhjetor mbledh Kuvendin Kombëtar. Nga kjo mbledhje do të dalë Këshilli i ri kombëtar i cili do të zgjedhë kryesinë e PD-së, nënkryetarët e partisë, sekretarin e përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretariatin.
Kryetarët e rinj të degëve të Partisë Demokratike
Berat Gazmend Azizi
Bulqizë Dëfrim Fiku
Delvinë Hari Imeri
Devoll Arben Miza
Dibër Naim Gazidede
Durrës Ferdinant Xhafaeraj
Elbasan Eugen Isai
Fier Luan Baçi
Gramsh Kodhel Çala
Gjirokastër Dasho Aliko
Has Miftar Dauti
Kamëz Xhelal Mziu
Kavajë Isa Sakja
Kolonjë Viktor Duro
Korçë Andrea Mano
Krujë Reshit Merlika
Kukës Arif Rexhemati
Kuçovë Vehbi Luzi
Kurbin Behar Haxhiu
Lezhë Zef Gjoka
Librazhd Bujar Vreto
Lushnjë Myslim Murrizi
Mallakastër Arjan Llanaj
Malësi e Madhe Anton KOkaj
Mirditë Mark Ruçi
Përmet Elton Hysenshahaj
Pukë Ferit Ringaj
Pogradec Seit Myftaraj
Sarandë Hariz Mema
Shkodër Xhevdet Amulli
Shijak Rezart Tusha
Tepelenë Vladimir Bana
Tiranë 2 Mirlinda Çollaku
Tiranë 3 Gëzim Demushi
Tiranë 4 Ervin Goxhaj
Tiranë 5 Ndriçim Babasi
Tiranë 6 Dashnor Visha
Tiranë 7 Lefter Geshtenja
Tiranë 8 Pëllumb Seferi
Tiranë 9 Saimir Mulgeci
Tiranë 10 Ervin Minarolli
Tiranë 11 Florjan Lila
Vlorë Genc Dermomemaj
Tropojë Xhevdet Hoxha
Rrogozhinë Ferdinant saraçi
Himarë Andrea Gjoni
Selenicë Sezai Balilaj
Këlcyrë Luan Malko
Urë Vajgurore Dritan Sula
Divjakë Julian Gjini
Rosokovec Gëzim Caushi
Maliq Donald Kulla
Përrenjas Arjan Karriqi
Cërrik Servet Dusha
Belsh Bedri Qypi
Vau i Dejës Agim Bushati
Vorë Pëllumb Brusha
Mat Arjan Lika
Fushë-Krujë Agron Loka
Memaliaj Esmerald Xhemali
KOHA JONË SONDAZH

