FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përfundon procesi i Primareve në Elbasan, Luçiano Boçi kandidat për bashkinë e qytetit

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të Primareve të PD-së për Bashkinë e Elbasanit, nga ku fitues është shpallur deputeti Luçiano Boçi, i cili konkurronte i vetëm në këtë garë.

Lajmin e bëri të ditur vetë kryetari i Partisë Demokratike të Elbasanit, Blend Himçi, përmes një deklarate për mediat.

“Ka përfunduar procesi i “Primareve” për Bashkinë e Elbasanit. Kanë marrë pjesë 2183 votues, nga këto 2168 vota pro Luçiano Boçit, 7 kundra dhe 3 të pavlefshme. Zyrtarisht kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit do të jetë Luçiano Boçi”, është shprehur Himçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë në Belesh është shpallur fitues Bedri Qypi me 535 vota pro dhe 12 kundër, ndërsa në qytetin e Cërrikut fitues është shpallur Servet Duzha me 260 vota, ndërsa kundërshtarja e tij Ankelita Çela me 107 vota.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?