Përfundon seanca e parë e Kuvendit, ja kush janë 3 deputetët më të rinj dhe detyra e tyre
Kuvendi i Shqipërisë i ka nisur punimet e sesionit të 9-të në orën 10:00 ashtu siç ishte vendosur nga presidenti Meta, punime të cilat do të ndahen në dy seanca, ajo e orës 10:00 dhe ajo e orës 18:00.
Në seancën e paradites u caktuan 3 deputetët më të rinj të kuvendit si sekretarë të tij deri në ngritjen e Byrosë, si dhe zgjedhja e Këshillit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve i cili përbëhet nga 9 deputetë që do të shqyrtojnë dokumentacionin e çdo deputeti.
Në nisje të seancës, para se të lexonte listën e deputetëve të rinj të kuvendit, Bare ftoi tre deputetët më të rinj në moshë të Kuvendit, si sekretaria e përkohshme, që do të bëjë verifikimin e mandateve të deputeteve të rinj. Ata janë, Anduel Xhindi i PS-së, Kejdi Mehmetaj e LSI-së dhe Izmira Ulqinaku e PD-së.
Ndërkohë që në seancën parlamentare të pasdites deputetet demokratë kanë deklaruar se do të votojnë kundër kandidaturës së Granoz Ruçit si kryetar Kuvendi.
KOHA JONË SONDAZH

