Përfundon takimi i Bashës me aleatët: Rama nuk pranon shtyrjen e zgjedhjeve
Ka zgjatur vetëm 10 minuta takimi i Bashës me aleatët e PD. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me aleatët e PD. Takimi u mbajt në selinë e PD-së rreth orës 21:00. Ky është takimi i tretë brenda ditës i Bashës me aleatët opozitar, ku është diskutuar për marrëveshjen me Partinë Socialiste për hyrjen në zgjedhje.
Burimet nga selia blu bëjnë të ditur se Basha ka njoftuar aleatët se Rama është tërhequr nga paketa “McAllister”.
“Rama nuk e pranon paketën “McAllister” – kanë qenë fjalët e para të Bashës me aleatët. “Ai nuk pranon të ndryshojë datën e zgjedhjeve duke këmbëngulur që të jetë 18 qershori”– ka thënë Basha. Më herët ishte thënë se datat e Ramës për zgjedhjet ishin 18 qershori dhe 23 korriku që dipas tij ishin brenda kornizës kushtetuese dhe nuk shkelnin afatet. Opozita kërkon shtyrjen e tyre deri në implementimin e identifikimit biometrik të votuesve.
Gjithsesi ky qëndrim i PD mbetet ende i paqartë, për sa kohë që ende nga mazhoranca nuk ka asnjë komunikim zyrtar mbi pozicionin e Kryeministrit dhe PS për negociatat.
KOHA JONË SONDAZH

