FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përfundon takimi i Bashës me krerët e PD, ja porositë që ka dhënë

Ka përfunduar mbledhja 60 minutëshe e kreut të PD-së, Lulzim Basha me krerët e partisë nëpër rrethe.

Burime nga selia blu thanë se Basha ka dhënë porositë për krerët që të mobilizohen dhe të nisin fushatën zgjedhore.

Ai ka kërkuar edhe propozime për emrat e ministrave dhe drejtorëve teknikë që do të emërohen deri të dielën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu kreu i PD-së ka kërkuar nga krerët e rretheve që sa më shpejt të sjellin edhe propozimet me emra për kandidatë për deputetë në të gjitha zonat.

Swiss Digital Mobile Reklama

PD-ja pritet që shumë shpejt të bëjë publike listën e kandidatëve për deputetë në të gjithë Shqipërinë.

Sakaq, Basha sapo ka nisur takimin me aleatët opozitarë në selinë blu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?