Përgjimet, Avdylaj kërkon të kërcënojë votuesit e djathtë

Në përgjimit e radhës të publikuar sot nga gazeta e njohur gjermane “BILD”, shfaqet kreu i bandës kriminale të Shijakut, Astrit Avdylaj duke folur edhe me të tjerë zyrtarë të Partisë Socialiste. Në këto përgjime flitet për shit-blerjet e votave në zgjedhjet e 2017-ës ndërsa Astrit Avdylaj, duke i kërkon Ivo Doçit, drejtorit të UKT-së të Shijakut, listën e punonjësve, sipas tij që janë mbështetës të PD, të cilëve përmes presionit të vendit të punës duhet të votojnë për PS.

Përgjimet MES Avdylajt dhe drejtorit të UKT-së Shijak:

Astrit Avdylaj: Mirëmbrëma, Astriti jam si ia çove?

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtori i UKT: Astrito si je?

Swiss Digital Mobile Reklama

Avdylaj: Isha cik te ai në Durrës, me Arbanën dhe nesër kur të kesh kohë ti du me fol cik, me pas listën që ke kundër dhe atë të PD, të gjithë emrat që ke kundër.

Drejtori i UKT: I kam nda unë i ke gati komplet i kam bërë më parë.

Astrit Avdylaj: Kur të kesh kohë, duhet me i thirr që ti tundim nga një cik, o te puna o të na japin votën, o të ikin te shpia

Drejtori i UKT: I kam nda unë, komplet, edhe kush ka qenë në punë.

Astrit Avdylaj: Duhet me i qeth me një fjalë se duhet?

Drejtori i UKT: Patjetër!

Avdylaj: Mirë pra, na fal

Drejtori i UKT: Ca thu mo burrë, natën…

https://www.bild.de/video/clip/albanien/albanien-mafia-einfluss-62397012.bild.html?fbclid=IwAR2bG4fNDsSuZLVQMYPGyvhgAE1JmQMywpx3Ezzlx75bgjw2LDr9i1xFwA8

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?