Përgjimet në PD, gazetarja sfidon Bashën: “Do i hiqni celularët?” Ja përgjigjja e kryedemokratit
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i kritikuar për mënyrën individuale të drejtimit të partisë e ka nisur bisedën e tij në studion e emisionit “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në News24 me një shprehje latine, moto e NATO-s: “Animus in consulendo liber”- (Një mendje e papenguar në diskutim).
Kjo erdhi pas ngacmimit të gazetares Vasili për çështjen e përgjimeve në mbledhjet e PD-së, nga ku kanë rrjedhur informacione por edhe regjistrime.
Në fakt Vasili e ka pyetur Bashën dhe dy gazetarët Robert Rakipllari dhe Lutfi Dervishi nëse do i heqin celularët.
“Këtu e kam po nëse doni e heq”, tha Basha, duke vijuar për këtë çështje.
“As në PD nuk është për herë të parë, as nuk premtoj se do jetë për herë të fundit. Nuk është një akt që nderon. Kur kam qenë për herë të parë në NATO po bëheshim gati të merrnim ftesën, ftoheshim të ishim në debatet me dyer të mbyllura në Këshillin e NATO, në sallën e re shkruhej në latinisht një shprehje që ishte marrë nga një afresk. “Animus consulendo libër”. Në thelb që ne duhet të kemi shpirtin e lirë të diskutimit”, tha Basha.
KOHA JONË SONDAZH

